Korça ishte ndalesa e radhës e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike në kuadër të nismës së ndërgjegjësimit për sulmet e ndryshme kibernetike. Projekti që mbështet edhe nga Ambasada Amerikane synon edukimin e qytetarëve për të përballuar sulmet.

Eriselda Cikopana, përfaqësuese e ASKS: Janë ato njohuritë bazë që na mësojnë se si të sillemi, se si të mbrohemi, se si të identifikojmë një sulm që do të na cënonte të dhënat tona, privatësinë tonë e të organizatës ku ne punojmë dhe patjetër që është një trajnim shumë i rëndësishëm.

Ndërgjegjësimi i punonjësve të administratës është me rëndësi.

Eriselda Cikopana, përfaqësuese e ASKS: Atyre mund t’ju vijë një sulm i papritur që ata nuk e identifikojnë dot në formën e email që janë sulmet ‘fishing’ janë edhe sulmet maleëare. Prandaj ne i mësojmë ata dhe poi  aftrësojmë se si të përdorin fjalëkalime të forta, se si ti ruajnë sa më mirë informacionet e tyre, gjatë procesit të punës.

Kjo ishte ndalesa e 5 në të gjithë vendin ndërsa deri tani janë bërë pjesë e nismës rreth 2400 punonjës të sektorit publik dhe privat.

Klan News