Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë të naftës rritet me 8 lekë për litër, duke arritur në nivelin tavan prej 219 lekësh nga 211 lekë që tregtohej më parë.

Ndërkohë, benzina pëson një rritje me 1 lekë për litër, ku nga 195 lekë që tregtohej do të shitet jo më shumë se 196 lekë për litër.

Çmimet e ndryshuara të karburanteve hyjnë në fuqi këtë të martë në orën 14:00, teksa autoritetet paralajmërojnë të gjithë operatorët e tregut për zbatim të rreptë të vendimit.

/tvklan.al