Trashëgimia kulturore dhe historike e Shqipërisë po konfirmohet si një magnet për turizmin, edhe në muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, viti 2026 ka nisur me shifra rekord të vizitorëve që kanë zgjedhur të prekin nga afër monumentet dhe historinë tonë kombëtare.
Në një bilanc zyrtar të bërë publik nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, rezulton se gjatë muajve janar dhe shkurt 2026, plot 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar sitet tona historike. Kjo shifër tregon një interes në rritje për turizmin e qëndrueshëm jashtë sezonit veror.Mbi 21 mijë turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë, rreth 14 mijë parqet arkeologjike dhe 6,700 kanë vizituar kalatë dhe monumentet e kulturës në mbarë vendin.
Ndërsa në krye të listës së destinacioneve më të kërkuara renditet Parku Arkeologjik i Shkodrës, i cili kryeson me më shumë se 8,500 vizitorë, pas tij vjen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë me më shumë se 8 mijë vizitorë, ndërsa “Argjiroja” e gurët e Kalasë së Gjirokastrës kanë tërhequr 5,500 turistë.Këto shifra dëshmojnë se trashëgimia kulturore dhe historia janë një motor i rëndësishëm i ekonomisë dhe turizmit gjithëvjetor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 