Çmimi i naftës ka njohur rekorde të reja në qytetin e Gjirokastrës . 108 lek për litër është shitur nafta euro diesel në këtë qytet duke shkaktuar rritje të shpenzimeve për transportin. Çmimi i naftës në Gjirokastër është më i lartë edhe se nafta që shitet me pakicë në qendër të Tiranës. Duket se arsyet e rritjes në këtë masë të çmimit janë abuzive.

Mësohet se, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, furnizuesit për institucionet publike dhe private me kontrata paraprake për furnizimin me naftë në të gjithë vendin kanë anuluar kontratat e vjetra për t’i zëvendësuar me kontratat me çmimin e rritur.

Sipas importuesve të naftës, çmimi është rritur për shkak të rritjes në tregjet ndërkomëbtare. Për të njëjtën arsye dhe çmimi i naftës vendase ka pësuar rritje duke përjashtuar mundësinë e një lloj ekuilibrimi të krizës së çmimeve të karburanteve në vend. /tvklan.al