Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit tha se nevoja për punonjës të kualifikuar në Shqipëri është alarmante.

Sipas Ramës edhe sipërmarrësit e kanë kuptuar rëndësinë e punësimit të punonjësve të kualifikuar, ndaj janë të prirur të punësojnë të rinj që vijnë nga shkollat profesionale.

Në shkollën e Elbasanit ka larmi programesh ndërkohë që po zbatohet sistemi Dual, ku aktualisht janë rreth 300 biznese që ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit.

Tv Klan