Muaji mars konfirmon një ritëm pozitiv të sipërmarrjes në vend. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1,780 biznese të reja, ose rreth 13.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Pesha kryesore e aktivitetit mbetet e përqendruar në zonat urbane, me Tiranën që kryeson dukshëm me 986 sipërmarrje të reja, ndjekur nga qytetet bregdetare si Vlora dhe Durrësi. Kjo tregon se zhvillimi ekonomik vijon të mbështetet te qendrat më të mëdha dhe turizmi. Struktura e bizneseve mbetet tipike për ekonominë shqiptare, ku dominojnë sipërmarrjet e vogla.
Ndër sektorët kryesorë, tregtia dhe shërbimet vijojnë të jenë më të preferuarat për bizneset e reja.
Një tjetër tregues pozitiv është edhe rritja e pjesëmarrjes së grave në sipërmarrje, me 568 biznese të reja të administruara prej tyre. Ndërkohë, aktiviteti administrativ mbetet i lartë, me mbi 12 mijë aplikime në total në të tre regjistrat, çka tregon një ekonomi më aktive dhe një proces formalizimi në vijim.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 