Rritet numri i fëmijëve që lindin të shurdhër. Sipas një studimi të kryer në 13 fëmijë të lindur në një vit, rezulton se 4% e tyre vijnë në jetë me mungesë dëgjimi.

Specialistët japin alarmin se më shumë sesa rritja e numrit të fëmijëve që lindin me një handikap të tillë, shqetësues është fakti se prindërit nuk kryejnë diagnostikimin e hershëm.

Petrit Vasili: “Është për të nënvizuar që ka disa prindër, të cilët hezitojnë për ekzaminimin e neonatëve me otoemisione, një problem ky që dhe ky lloj hezitimi duhet të marrë përgjigje të vazhdueshme jo vetëm nga dita e sotme, po edhe në vazhdimësi dhe kultura e të drejtuarit tek mjekët dhe strukturat e specializuara për të marrë në kohën e duhur ndihmën, duhet të jetë tashmë në Shqipëri një kulturë nacionale, sepse shpeshherë praktika na tregon që jo vetëm për çështje të shurdhësisë, por dhe për çështje të tjera sistemi shëndetësor për përballet me problemet e faktit të kryer, pra, kur patologjitë apo handikapët bëjnë një rrugë të gjatë deri në vështirësitë e mëdha të moskthimit mbrapsht të tyre, ndërkohë që ato mund të ndalen shumë shpejt në ndërhyrjen në kohë.”

Konstatimi për dëgjueshmërinë e fëmijëve bëhet që në momentin e lindjes. Ato që kanë probleme me dëgjimin i nënshtrohen një sërë ekzaminimesh për të vendosur më pas protezën që në muajin e tetë të jetës, që fëmijës t’i kthehet dëgjimi./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami