Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit, duke blerë euro në tregun e brendshëm, e kanë çuar nivelin e rezervës valutore në 6.7 miliardë euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për një zgjerim të kësaj vlere me të paktën 36%, krahasuar me prillin e vitit 2024.

Rezerva valutore e vendit, në pjesën më të madhe, mbahet në tituj borxhi dhe në depozita, ndërkohë që administrohet nga Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë raporton se për muajin mars të këtij viti, rezerva e arit arriti në vlerën e 313 milionë eurove, me një rritje prej 59.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Rritja e rezervës valutore nga Banka e Shqipërisë synon të ruajë stabilitetin monetar dhe pritet të përforcojë besimin e tregjeve, duke kontribuar në një klimë më të qëndrueshme ekonomike për vendin.

Tv Klan

/tvklan.al