Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të normalizuar kursin e këmbimit duke blerë euro në tregun e brendshëm e kanë çuar nivelin e rezervës valutore në nivelin e 673.27 miliardë lekëve.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë flasin për një zgjerim të kësaj vlere me të paktën 20.8% krahasuar me muajin gusht të vitit 2024.

Rezerva valutore e vendit në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita, ndërkohë që administrohet nga Banka e Shqipërisë.

Referuar shifrave, letrat me vlerë arritën në nivelin e 523.6 miliardë lekëve, ndërsa depozitat raportohet të kenë qëndruar thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë dhe 13.7% më të larta se një vit më parë.

Tv Klan

/tvklan.al