Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen Nr.13 në Durrës.

Sipas informacioneve policore, zjarri ra si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit.

Nga ngjarja pësoi dëmtime të lehta pronari i banesës, 75-vjeçari me iniciale F.B. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /tvklan.al