Në hyrje të Ksamilit vijojnë me ritëm të mirë punimet për zgjerimin e aksit rrugor, një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme për përballimin e fluksit gjithnjë e në rritje të turistëve në këtë zonë. Segmenti prej 1.6 kilometrash do të jetë me tri korsi, dhe do të përfshijë edhe një korsi për biçikleta.
Paralelisht, po punohet edhe për fuqizimin e linjës transmetuese me linja të reja tokësore, ndërsa rruga do të lejojë një shpejtësi deri në 80 km/orë.
Ura mbi Liqenin e Butrintit do të jetë një tjetër pikë kyçe për qarkullimin, ndërsa Ministria paralajmëron masa për ndotjen e akseve kombëtare gjatë sezonit turistik.
Deri në vitin 2030, rruga e bregut do të lidhet përfundimisht me Sarandën përmes tunelit të Llogarasë, duke krijuar një korridor modern turistik në jug të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 