Shumë shpejt banorët  e Sheqishtës do të kenë një rrugë me standarde, që lidh zonën e tyre me Patosin.

Kompania “Bankers Petroleum Albania” tashmë ka nisur investimin e radhës për të përmirësuar jetesën në këtë komunitet me rindërtimin e rrugëve “Shën Trifoni” dhe “Shën Sotiri”.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Patosit, CEO i kompanisë Bankers, pa nga afër ecurinë e punimeve.

Në fakt është një histori shumë interesante. Herën e parë që isha në këtë fshat ishte në tetor 2022 dhe një burrë i moshuar më takoi dhe i kërkoi Bankersit të rindërtonin rrugën për në kishë. Thashë do ta shqyrtojmë, tani po e përmbushim premtimin. Ne do të shpenzojmë 96,000 USD për të rindërtuar këtë rrugë që të con tek kisha. Rruga do të jetë 1 km e gjatë dhe 2.5 m e gjerë e shtruar me bitum. Mendoj se kjo rrugë do të përmirësojë shumë cilësinë e jetesës së banorëve aty pranë dhe si rrjedhojë edhe bashkëpunimin me Bashkinë Patos”.

Teksa shprehu mirënjohjen për këtë investim, kryebashkiaku i Patosit bëri më dije se ajo nuk ju shërben vetëm banorëve por edhe mijëra vizitorëve që kalojnë përmes saj për të vizituar kishat.

Rruga e re, e ndërtuar me të gjitha standardet, do të sigurojë qëndrueshmëri dhe rezistencë kundër efekteve të kohës dhe kushteve atmosferike.

Veç këtij projekt, Bankers premton se do të vazhdojë angazhimin e tij për cilësi dhe performancë në zhvillimin urban të qëndrueshëm.

Tv Klan