Berati, Tepelena dhe Përmeti brenda këtij viti do të lidhen nga një rrugë, e cila është 60 kilometra dhe që do i ndërlidhë tre bashkitë në një distancë shumë të shkurtër kohore.

“Berat-Ballaban, një segment rreth 60 km, i cili lidh tre bashki të rëndësishme, atë të Beratit, Përmetit dhe Tepelenës. Këtu jemi në lotin e parë  dhe ecuria e punimeve është rreth 27%, por nga sa po diskutoja më përpara me gjithë skuadrën që punon mund ta mbarojmë dhe në fund të këtij viti, në rast se gjithçka na shkon siç duhet. Për të thënë të drejtën këtu të gjitha problematikat që kemi pasur me shpronësimet”, tha Balluku.

Një tjetër investim në Bashkinë e Beratit që është inspektuar nga kryeministri është ai për mbrojtjen lumore në të dy krahët e Osum që po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gjatë vizitës në Qarkun e Beratit, Rama u ndal dhe në bazën ajrore të Kuçovës ku është vendosur dhe flota e dronëve ushtarakë të cilët po përdoren dhe nga agjencitë civile.

Tv Klan