“X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan në edicionin e tij të gjashtë. Spektakli i talenteve ku zbulohen yjet e rinj të muzikës do të ndezë dritat e skenës për ta më 8 nëntor.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka njoftuar lajmin përmes rrjeteve të saj sociale, duke ndarë edhe një video gjatë përgatitjeve.

Në një tjetër postim, Vejsiu premton se “X Factor Albania do të jetë i mrekullueshëm”.

Siç është traditë, përzgjedhja e konkurrentëve është bërë përmes audicioneve që janë mbajtur përgjatë verës. Pas kësaj faze, ata do të përzgjidhen nga juria për të kaluar në netët ‘live’.

Në edicionin e pestë, “X Factor Albania” zbuloi emra mjaft premtues si fituesi Alis Kallaçi dhe Jet e Kleansa Susaj që u renditën në vendin e dytë e të tretë./tvklan.al