“Është si muaj mjalti”, aktorja flet edhe për marrëdhëniet me vjehrrën

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj.

Në lidhje me izolimin dhe si ka influencuar në raportin e saj me Markun, Dembacaj u shpreh se ka ndikuar shumë mirë, sepse nuk i kishte ndodhur të qëndronin kaq shumë me njëri-tjetrin. Ajo e kosnideroi këtë periudhë si një lloj muaj mjalti karantina.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka zbuluar që Marku ka shumë durim dhe qetësi se si i bën gjërat.

Rudina Magjistari: Si ka influencuar në raportin tuaj izolimi? A ka ndodhur të bëni ndonjëherë sherr me njëri-tjetrin?

Rudina Dembacaj: Po plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial. Unë se kisha ndjekur dot serialin, se nuk isha aq e ngeshme ato ditë. Pra kisha lëvizur nëpër shtëpi dhe nuk e ndiqja dot fillin, plasi një super sherr, jo televizori im, jo televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi. Po për hir të së vërtetës, ne nuk do na kishte ndodhur të rrimë kaq shumë me njëri-tjetrin, jo vetem unë me Markun, por bashkë me fëmijët, po them dhe na ka ndikuar shumë për mirë. Unë mendoj se familja e Markut dhe unë, jemi të dyja palët shumë të përshtatura, se kemi dhe pak a shumë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor. Nëna e Markut nuk di çfarë të them, vetëm qesh me atë njeri unë. Unë dhe nëna e Markut jemi dy dirigjentët e humorit, që nuk përtojmë asnjëherë. Unë mendoj se për ne ishte një muaj mjalti kjo karantina.

Rudina Magjistari: Çfarë keni zbuluar nga njëri-tjetri?

Rudina Dembacaj: Marku ka shumë durim. Të jep përshypjen sikur është e kundërta. Unë ashtu kam menduar deri vonë, që Marku nuk është njeri shumë i durueshëm, por realisht është e kundërta sepse ka shumë durim dhe ka shumë qetësi si i bën gjërat. Ndërsa Marku nga unë besoj ka mësuar që jam thjesht e mrekullueshmë./tvklan.al