#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Laura Xhaxhiu në një rrëfim personal: Dekadat e jetës sime

Në pjesën e parë të programi për ditën e sotme do të sjellim rubrikën tonë “Dekadat e jetës sime”. Personazhi qe kemi perzgjedhur per sot është një grua e suksesshme, herë as here e kemi të ftuar për temat e bukurisë dhe mirëqenise. Ajo është trajnerja e parë shqiptare e çertifikuar ndërkombëtarisht për Face yoga. Besoj, e kuptuat se kush është. Për të na treguar dekadat e saj sot kemi të ftuar mikeshë  e programit tonë instruktoren e Face Yogës, Laura Xhaxhiu.

Kur do të përfundojnë reshjet? Parashikimi i motit

Këto dy javë kanë qenë me rreshje, pak rreze dielli na ka munguar këtë periudhë. Në këtë pjesë do të jemi me Anira Gjonin, eksperten e IGJEO (Instituti I Gjeoshkencave) për të mësuar më shumë…

Horoskopi për muajin prill: Meri Shehu bën renditjen e shenjave

Sot është 1 Prill, dhe na ka munguar në fakt këto dy të hëna, ajo, astrologia më e famshme në Shqipëri, Meri Shehu dhe sot do ta kemi për parashikimin e muajit. Ccfarë kanë parashikuar yjet dhe cila do të jetë renditja e shenjave për këtë muaj, do të mësojmë më shumë me të në studio.

/tvklan.al