“Petalet” e Marsela Cibukajt/ Këngët e reja dhe planet për dasëm me Vitmarin

Më afër se ç’mendonim, Marsela Çibukaj ka më në fund një përgjigje për fustanin e bardhë

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë bashkë prej 6 vitesh, një rrugëtim i ndërtuar mbi nota muzikore që jehojnë një melodi dashurie. Çifti i njohur është shumë i dashur për të gjithë dhe duket se nuk do të ‘gjejmë’ paqe derisa të shohim kurorëzimin e tyre.

E duket se një përgjigje Marsela na e dha në programin “Rudina” në Tv Klan. Dasma e shumëpritur që është shtyrë disa herë, mund të realizohet shumë shpejt.

Rudina Magjistari: Kur do e kemi festën e dasmës?

Marsela Çibukaj: Apapa kjo dasma!

Rudina Magjistari: Po e planifikoni apo jo?

Marsela Çibukaj: Po e planifikojmë Rudina, por gjithmonë do të ndodhë ndonjë diçka që pastaj  spostohet. Ju e dini tashmë që në qoftë se do të ndodhë, është e para Rudina që do ta marrë vesh dhe me siguri publiku që ndjek Rudinën.

Rudina Magjistari: Ne i gëzohemi kësaj deklarate pa diskutim, por kur do të vijë momenti?

Marsela Çibukaj: Na kanë rrëmbyer shumë këto angazhimet e punës. Në fakt ndoshta mund të jetë surprizë brenda pak kohe, të shohim tani sepse edhe unë jam së shpejti, bëhem shtetase italiane më në fund kështu që mund të ishte një arsye më shumë për të celebruar. Të gjithë po presin, edhe ne po presim.

Rudina Magjistari: Do të jetë në verë apo jo?

Marsela Çibukaj: Shpresojmë, nuk e di. Është shumë herët në verë sepse duhet të kombinojmë edhe mundësitë e prindërve, familjet të dy i kemi larg, që të jenë të pranishëm  sepse pa ata nuk do  të kishte festë. 

Rudina Magjistari: Prapë afër, në vjeshtë e kështu por duket se brenda këtij viti janë planet.

Marsela Çibukaj: Mendoj se po.

Rudina – Nën ritmet e Marsela Çibukajt për Javën e Kulturës Italiane

“Do të më duash kur të plakem?”/Vitmar Basha ‘nuk duron’, i bën pyetjen ‘pikante’ Marsela Çibukajt

Në Javën e Kulturës Italiane, Marsela Çibukaj ishte e ftuara speciale që udhëhoqi një koncert në sheshin “Italia”. Veç publikut aq të dashur për të, krah saj ndodhej edhe partneri i jetës, Vitmar Basha. Ky i fundit ka patur diçka për të thënë për Marselën për programin “Rudina” në Tv Klan. Veç vlerësimeve për të, Vitmari ka edhe një pyetje paksa ‘pikante’ për këngëtaren.

Vitmar Basha:Kemi një jetë shumë dinamike, por që nuk mërzitemi kurrë, kjo është gjë pozitive, si në të  mirë, edhe në të keqe.

-Në natyrën e Marselës, cila është gjëja që vlerësoni më shumë?

Vitmar Basha:Është njeri shumë direkt, shumë i sinqertë, shumë energjik dhe për ta lidhur edhe me horoskopin, duke qenë ajo një Dash dhe dita e parë e Dashit, ajo ka shumë energji dhe është gjithë kohës në… lëviz gurët, lëviz themelet, është njeri shumë emotiv nga ana tjetër, por edhe shumë i fuqishëm.

-Një urim që do t’i bënit asaj?

Vitmar Basha:E di si po më vjen, po më vjen kështu direkt, si kënga e Lana Del Rey, “a do të më duash edhe kur të plakem?” Shpresoj që ajo të më dojë edhe kur të plakem, unë ta dua edhe kur ajo të plaket, domethënë përgjithmonë.

Pas transmetimit të insertit, Marsela nuk priti për t’ia shprehur publikisht deklaratën e saj të dashurisë.

Marsela Çibukaj: Përgjithmonë do të të dua!

Rudina Magjistari: Duhet ta sigurosh gjithë kohës. Të do shumë kam përshtypjen.

Marsela Çibukaj: Vitmari më do shumë, unë e dua akoma më shumë dhe kjo është një ndjenjë që nuk njeh kohë, nuk njeh momente të caktuara, është konstante, është aty. Ne së pari me njëri-tjetrin jemi dy shokë shumë të mirë, jemi dy shokë shumë të ngushtë. Unë gjithmonë i bëj këtë pyetjen “jam unë shoqja jote e ngushtë më e mirë” dhe ai thotë “po”. Kjo do të thotë që ka shumë ‘feeling’ midis nesh, edhe në heshtje ne kuptohemi, edhe në distancë ne kuptohemi dhe kjo është diçka që lind, është një magji që lind midis dy njerëzve që ndoshta me të vërtetë kanë qenë të destinuar që të ishin bashkë dhe kështu shpresoj që sa të kemi jetë e shëndet, derisa Zoti, jeta të dojë, ne të jemi krah njëri-tjetrit.

/tvklan.al

Horsokopi për Javën 10-16 qershor nga Meri Shehu/ Kujdes, Demi, Bricjapi dhe Peshqit