Emisioni “Rudina” këtë të shtunë iu kushtua gatimeve tradicionale shqiptare, shijeve që mbartin kujtime, histori dhe tradita të trashëguara brez pas brezi.

Përmes një bisede të këndshme dhe plot receta, u sollën në vëmendje gatimet karakteristike të krahinave të ndryshme shqiptare, nga flija e Kosovës te tava e Elbasanit, byreku me shumë shtresa dhe specialitetet e jugut. U diskutua për rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave, për mënyrën se si kanë ndryshuar zakonet tona të të ushqyerit dhe për vendin që zënë sot recetat tradicionale në tryezat shqiptare.

Të ftuar: Lindita Sinën, Ermira Kola, Ardi Borova, Doklea Hadërgjonaj, Rezart Cenaj

Gatime tradicionale shqiptare, recetat tona më të dashura

Një pjatë, shumë kujtime/ Gatime tradicionale shqiptare

Loja me karta, nga gatimi i preferuar te sekretet e kuzhinës

/tvklan.al