Mjekja shtatzene, qe u sherben pacienteve me COVID-19!

Krisli Serani është diplomuar për mjekësi të përgjithshme në vitin 2014 në fakultetin e mjeksisë. Krisli ka punuar në qëndrën shëndetësore Durrës si mjeke familje nga viti 2015 deri në 2017. Ndërsa që nga marsi i  2017 deri tani është mjeke specializante në shërbimin antestezi reanimacion në QSUT. Që nga fillimi i pandemisë Krisli ka punuar tek infektivi deri me 15 gusht. Aktualisht është tek QSUT si mjeke anesteziste reanimacionin.

Krisli është në javën e fundit të muajit të 8 të pritjes së ëmbël. Dhe është në pritje të një djali. Bashkëshorti i saj, Arseli prej 1 viti ndodhet në Francë për një specializim. Në muajin shkrurt Krisli ka qënë në Francë tek bashkëshorti i saj. Që prej muajit shkurt që Krisli ngeli shtatzënë nuk janë takuar më sëbashku.

Ngjarja ne Sukth/ Vrau qenin duke e terhequr zvarre me makine!

Një qytetar nga Sukthi i Durrësit shihet teksa ka lidhur pas makinës një qen. Në këto pamje ai shfaqet duke tërhequr qenin me makinë.  Pamjet kanë bërë që opinion publik të reagojë. Policia e Durrësit njofton se ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, 50-vjeçarin i cili kishte lidhur qenin pas makine dhe e tërhiqte zvarrë.  Ngjarja ndodhi të dielën (13 shtator) në Sukth. Policia identifikoi autorin dhe e shoqëroi në komisariat. Gjobitet autori.

Në tetor të vitit 2017 një 15-vjeçar në Kuçovë ka vrarë në  mënyrë barbare një qen, duke e masakruar me sëpatë.

Më 27 Dhjetor të vitit 2019 Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve. Ata kërkojnë që Bashkia të krijoje një strehë me standarde për qentë, ku mund të shërbejnë vetë si vullnetarë për mirërritjen e tyre.

Ushqimet qe shkaktojne alergji!

Kur hamë diçka ndaj të cilës jemi alergjikë, trupi ynë prodhon antitrupa, të cilët nisin një proces që përfshin çlirimin e histaminës për të luftuar atë çka e identifikon si të rrezikshme. Për pasojë, simptomat e alergjisë shfaqen pothuajse menjëherë ose deri në 2 orë pas ngrënies së ushqimit.

Alergjia ushqimore shfaqet më shpesh në fëmijërinë e hershme, por mund të preki çdo moshë. Është vlerësuar se në SHBA rreth 5% e adultëve dhe 8% e fëmijëve  vuajnë nga kjo lloj alergjia. Pjesa më e madhe e alergjive ushqimore shfaqen në fëmijëri dhe mund të kalojnë me  rritjen e fëmijës (si psh.alergjitë nga qumështi apo veza), megjithatë, shumë alergji të tjera janë persistente.

Shpesh Alergjia ushqimore ngatërrohet me intolerancës ushqimore. Intoleranca ushqimore i referohet vështirësisë së tretjes së disa lloje ushqimesh.