Një zë që besonte te talenti i të rinjve u shua shumë herët, Rudina kujton regjisorin Gjergj Mena

Arti shqiptar humbi shumë herët një prej njerëzve të tij. Aktori dhe regjisori Gjergj Mena, i cili u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, la pas një kontribut të çmuar në skenën teatrore shqiptare, por edhe kujtimin e një artisti që besonte te talenti, pasioni dhe mundësitë që duhen krijuar për brezin e ri. Lajmi i trishtë u kujtua edhe në emisionin “Rudina”, Tv Klan, ku dhe regjisori kishte qenë më herët i ftuar, në një bisedë kushtuar të rinjve dhe Festivalit Teatror të Shkollave të Mesme të Tiranës, organizuar nga Teatri Kombëtar RinArt, institucion në të cilin Gjergj Mena mbante detyrën e drejtorit artistik. Në nisje të emisionit, moderatorja ndau me publikun një fragment nga intervista e tij e fundit në progeam, si një homazh për figurën dhe filozofinë artistike që ai përcillte. “Besoj e keni mësuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena, i cili është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare. Ai ishte pjesë e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka interpretuar në disa shfaqje, si dhe gjithashtu ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar RinArt”, u shpreh moderatorja. Por mesazhi i tij për artin dhe të rinjtë mbetet një prej dëshmive më domethënëse të mënyrës se si e shihte ai të ardhmen e teatrit. Gjatë bisedës asokohe në studio, Gjergj Mena kishte folur për skepticizmin që shpesh shoqëron talentet e reja dhe për mungesën e besimit që u tregohet atyre kur bëhet fjalë për t’u dhënë mundësi reale. “Ndonjëherë kur vjen puna tek arti i të rinjve, shumë veta tregohen goxha skeptikë kur vjen puna për t’i besuar diçka të vërtetë, një pjesë të fondit apo të financimit. Por kjo ndodh sepse nuk e njohin. Shumë veta e shikojnë atë pjesën sipërfaqësore dhe nuk mendojnë që ka talente, ka shumë dëshirë brenda”, ishte mesazhi i regjisorit. Në fund të këtij homazhi, Rudina Magjistari përcolli edhe një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe kolegët e artistit, duke theksuar tronditjen që ka shkaktuar kjo humbje, veçanërisht për shkak të moshës së tij të re. “Ngushëllime familjarëve, ngushëllime kolegëve, aktorëve! Vërtet një humbje që ka tronditur sot edhe për vetë moshën e re të regjisorit dhe aktorit Gjergj Mena”, përfundoi moderatorja.

Ajo e shkruajti, ai e botoi surprizë/ historia e veçantë pas librit “Kur të më prekësh”

Emisioni i sotëm (2 nëntor) “Rudina”, Tv Klan, ishte i fokusuar tek libri. Të ftuar në studio ishin Etmond Mancaku dhe bashkëshortja e tij, Alma Meraj.

Kjo e fundit vjen me vëllimin “Kur të më prekësh”, një përmbledhje vargjesh që flasin për dashurinë, zhgënjimin, ndjeshmërinë dhe përballje me vetveten. Por ajoi që e bën të veçatë është fakti se erdhi si një surprizë nga bashkëshorti i saj, kompozitori Etmond Mancaku.

Horoskopi për nëntorin/ cila do të jetë shenja më me shumë fat?

Në pjesën e fundit, fokusi u zhvendos si çdo fillim jave tek horoskopi.

E ftuar: Meri Shehu, astrologe.

/tvklan.al