Nje surprize per Irini Qirjakon nga vajza e saj, per 65-vjetorin e lindjes!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore e veçanërisht asaj polifonike, Irini Qirjako ishtë në një lidhje Skype pasditen e sotme për programin “Rudina”, në Tv Klan.

Aja ka festuar ditëlindjen dhe vajza e saj Riviola, e cila ndodhet në Gjermani në pamundësi për të qenë pranë saj në këtë ditë të veçantë ka përgatitur për të një surprizë të veçantë përmes një video mesazhi.

E dashur mami ti dje kishe ditëlindjen, në fakt kisha thurur plane të tjera për ne. Ti e di mua më pëlqejnë surprizat, por nuk ka problem se ne do të festojmë ditëlindje të tjera së bashku. Mami unë të dua shumë dhe nuk e them vetëm sot, të dua në çdo rrahje të zemrës sime, në çdo qelizë të trupit tim je ti. Ti je për mua dielli, ajri, oksigjeni, vetë jeta. Unë jam me fat që të kam ty mama. Unë të dua dhe të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua. Sepse falë teje dhe babit, unë jam kjo që jam sot. Të dua mami dhe do ta them çdo ditë deri në pafundësi”.

Këngëtarja Qirjako është emocionuar së tepërmi dhe nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Irini Qirjako: Riviola ime e shtrenjtë, ti je jeta jonë, ti je gjithçka je pasuria më e çmuar që kemi në jetë unë dhe babi, por ti je pasuri jo vetëm e familjes sonë, ti je pasuri edhe e njerëzimit. Ti je pasuri edhe e vendit tim Shqipërisë sepse profesioni jot është një profesion i madh human, që shëron jetë njerëzish, që shpëton njerëz dhe për këtë jemi shumë të lumtur unë dhe babi për ty zemra jonë./tvklan.al

“Mos lexoni romane”, Arlinda Dudaj kundershton deklaraten e Ermal Mamaqit!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte botuesja Arlinda Dudaj.

Ajo sqaroi edhe “përplasjen” e saj virtuale me Ermal Mamaqin, në lidhje me komentin e aktorit se tani nuk është momenti për të lexuar romane.

Në pamundësi për të qenë pjesë e programit, Mamaqi dërgoi një mesazh ku shprehej se vazhdon t’i qëndrojë idesë, se nuk është momenti për të lexuar romane dhe jo se ka ndonjë gjë kundër tyre, por sepse fokusi duhet të jetë tek ajo që shërben më shumë në këtë kohë.  

Ermal Mamaqi: Më falni që nuk mund të isha sot në studio me një video call kështu live, por po ju çoj këtë mesazh sepse kam respekt për ju. Për sa i përket temës që më tha gazetarja që keni në studio, sqarimin tim e kam dhënë në atë videon tjetër, që shpresoj që ta trasmetoni atë videon tjetër që kam bërë, ku shpjegoja atë problemin e thagmës që thashë për romanet. I qëndroj idesë time, që nuk është momenti për të lexuar romane, për të parë opera, balet klasik, por po i rithem dhe njëherë nuk kam asgjë kundër romaneve, romanet shumë mirë të lexohen, por fokusohu tek ajo që të shërben më shumë tek kjo kohë krize që do kalojmë. Meqë është Arlinda aty, që e kam shoqe, e përqafoj, nëqoftëse do lexoni ndonjë roman, lexoni vetëm romanet që shet Arlinda./tvklan.al

Femijet performojne nga shtepite e tyre kengen “Kafe Flora”!