“E hëna që nuk vjen kurrë”/ Pse shtyjmë gjithmonë planet për nesër
Në pjesën e parë të emisionit “Rudina” u diskutua për prirjen e shumë njerëzve për t’i shtyrë planet dhe vendimet e rëndësishme për të hënën, duke e kthyer këtë ditë në një pikënisje që shpesh nuk vjen kurrë. Nga nisja e palestrës dhe mbajtja e një diete, deri te fillimi i një aktiviteti të ri, biseda u përqendrua te arsyet që na bëjnë të hezitojmë, të humbasim motivimin dhe të gjejmë vazhdimisht justifikime për të mos vepruar.
Të ftuar: Anila Çobani, Mirgit Vataj, Bona Miekley
Eugène dhe Hélène Pittard, kontributi i çmuar i çiftit zviceran për Shqipërinë
Në pjesën e dytë të emisionit “Rudina” në fokus ishte historia e marrëdhënieve shqiptaro-zvicerane, përmes jetës dhe kontributit të dy zviceranëve, Eugène dhe Hélène Pittard, të cilët krijuan një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Biseda u përqendrua te libri “Eugène dhe Hélène Pittard (Noëlle Roger) – Dy helvetë nëpër udhët e Ilirisë së vjetër”, i cili sjell dokumente, fakte dhe ngjarje pak të njohura mbi historinë e këtyre marrëdhënieve. U trajtuan lidhjet e studentëve dhe diplomatëve shqiptarë me Zvicrën, si dhe kontributi humanitar i familjes Pittard gjatë krizës së urisë në Shqipëri në vitin 1924.
Horoskopi i javës, sa yje do të marrë secila shenjë?
Në pjesën e tretë të emisionit “Rudina”, e ftuar ishte astrologia Meri Shehu, e cila solli parashikimin astrologjik për javën e fundit të muajit nëntor, 23-29 nëntor. Në studio u diskutuan këshillat e yjeve për secilën shenjë të horoskopit, duke zbuluar se cilat shenja do të kenë më shumë mundësi dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes gjatë kësaj jave.
Yjet për javën 23-29 nëntor
Dashi 3
Demi 2
Binjaket 4
Gaforrja 1
Luani 3
Virgjeresha 1
Peshorja 3
Akrepi 4
Shigjetari 2
Bricjapi 3
Ujori 4
Peshqit 1
/tvklan.al












Botërori 2026 