#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Vetëm 25-vjeç dhe nënë e tre vajzave/ Desara Lleshi: Sfidat e jetës sime
Në këtë pjesë të emisionit do të sjellim një histori të bukur, mjaft të veçantë por dhe frymëzuese! Ajo është një grua, që pavarësisht sfidave dhe vështirësive të shumta me të cilat e ka përballur jeta ka ditur të jetë luftarake e t’ia dalë gjithmonë në jetën e saj. Ajo është vetëm 25 vjecc dhe është nënë e 3 vajzave. Ka kaluar disa sfida në jetën e saj, që kur ka qenë vetë shumë e vogël, por edhe gjatë shtatzënive të saja. Në trupin e saj mbart 11 shenja operacionesh, secila një kujtim i betejave të vështira që ka kaluar dhe një dëshmi e forcës së saj. Ajo është modelja Desara LLeshi, paralelisht ajo ka mbaruar studimet e larta për Juridik, në degën e Kriminalistikës në Prishtinë, por ëndrra e saj më e madhe ka qene gjithmonë televizioni dhe bota e modelingut. Asaj ju desh të shkëputej për shkak të fëmijëve, ndërkohë tani do që t`i rikthehet sërish. Sa e vështirë është të rrisësh fëmijët në kushtet në të cilat ajo ndodhet dhe cili është mesazhi që zgjedh ajo të japë për të gjitha vajzat dhe gratë që janë në kushte të ngjshme me të.
”Të do zemra”, një këngë dashurie nga Aurel Thellimi
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi një të ftuar të veçantë ai është një këngëtar i muzikës lirike, por një lëvrues i mirë dhe I muzikës së lehtë, herë pas here dhe i asaj popullore. Me një zë të bukur, ai vjen nga qyteti I Korçës dhe prej vitesh është bariton I muzikës klasike duke mbajtur një vend të rëndësishëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë për këngëtarin Aurel Thellimi , i cili këtë herë vjen për të prezantuar videoklipin e këngës së tij më të re “Të do zemra”. Një këngë vertet interesante dhe e bukur për dashurinë, të cilën fillimisht do ta interpretojë në studio… Informacion: “Të do zemra”, videoklipi është publikuar më 13 mars 2025. Teksti dhe kompozimi i këngës vjen nga Aurel Thëllimi. Si orkestrues dhe rreguklklues I këngës ka punuar Kedbeats, Kejdi Musta. Produksioni i këngës u punua nga Ar Visual.
”Edhe një ditë më shumë”, për të thënë ato gjëra që s’i kemi thënë kurrë
Jemi zhvendosur në këndin e tavolinës, sepse do të flasim këtë herë për botimin më të ri përkthyer në shqip nga Shtëpia Botuese “Pegi” që titullohet “Edhe një ditë më shumë”… Që nga titulli në fakt duket tepër interesant por do të zbulojmë më shumë me kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi”, AIDA BARO.
/tvklan.al












Botërori 2026 