#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Premierë ”12 burra të zemëruar”: Drama që sfidon mendjen dhe emocionin
Përshëndetje, të dashur miq! Takohemi edhe sot në këtë të enjte me shumë të ftuar, tema, histori dhe rrëfime të bukura. Sot do ta nisim programin me art dhe teatër . Do të flasim për një nga veprat më të njohura botërore, e cila ka sfiduar mendjet dhe emocionet e publikut për dekada me radhë. Bëhet fjalë për “12 Burra të Zemëruar ”, vepra e famshme e Reginald Rose, që trajton tema universale si drejtësia, dyshimi dhe fuqia e individit. Shfaqja do të vijë tashmë dhe në Shqipëri si PREMIERË ABSOLUTE NË TEATRIN KOMBËTAR, në
skenën e ArTurbina, nga data 9 prill deri më 13 prill, nën regjinë e Albert Mingës me një kast aktorësh të talentuar të cilët do të sjellin këtë vepër para publikut shqiptar, duke na ftuar të reflektojmë mbi peshën e vendimeve tona dhe fuqinë e arsyes.
Nga jeta në Bruksel, te politika në Tiranë: Loranca Hoxha rrëfen historinë e saj
Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë dhe do të kemi të ftuar të veçantë që po synon të sjellë ndryshime dhe të kontribuojë për të ardhmen e vendit të saj.Bëhet fjalë për Loranca Hoxhën, vajzën e lindur dhe të rritur në Bruksel, e cila ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe të japi kontributin e saj në vendin e saj. Ajo është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës e Partisë Demokratike. Për të mësuar më shumë rreth saj dhe vendimit të saj për t’u angazhuar në politikë, do e presim në studio për të mësuar më shumë…
Bukë, vezë dhe qumësht: 3 receta të thjeshta për ”French Toast”
Jemi rikthyer në këtë pjesë të tretë dhe të fundit, ku do të flasim për një kombinim të thjeshtë, por të mrekullueshëm: bukë, vezë dhe qumësht! Kaq pak përbërës, por me një rezultat që ka kaluar shekuj histori dhe ka bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën po flas për French Toast i cili nuk është thjesht një mëngjes, është një recetë e traditës, e përsosur për t’u shijuar në çdo kohë. Nga kuzhinat e Romës së lashtë, deri në restorantet më të njohura të brunch-it sot, kjo pjatë ka marrë forma të ndryshme dhe është përshtatur sipas shijeve dhe kulturave të ndryshme. Në Francë e shijojnë me fruta dhe sheqer pluhur, në Britani me bacon dhe vezë, ndërsa në Hong Kong madje e mbushin me gjalpë kikiriku! Por si mund ta përgatisim French Toast-in në mënyrën më të mirë? Sot në studio kemi një shefin e Kuzhines së “The Crown” Albi Subashi që do të na zbulojë sekretet e kësaj recete dhe disa mënyra të ndryshme për ta përgatitur në shtëpi!