Leonard Solisi rrefen per karrieren dhe jeten.

Në këtë situatë aspak të thjeshtë për të gjithë ne, të flasim me mjekë është si një fije shprese në horizont. Sot do të kemi të ftuar mjekun Leonard Solis, ai prej vitesh është drejtues mjekësor i një spitali privat në vend, ka qenë për dy mandate Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë. I angazhua në politikë që prej vitit 1992, ka drejtuar parti politike por ka mbajtur edhe pozicione shumë të rëndësishme në qeveri në një periudhe shumë të tensionuar të vendit tonë. Por me sukses ka arritur rezultate në Sistemin Shëndetësor Shqiptar.

Modele, piktore dhe kengetare, Endi Cini zbulon pasionet e saj.

Në këtë pjesë të dytë të emisionit do të kemi të ftuar, një vajzë që ka spikatur në botën e artit jo vetëm për pamjen e saj por për zërin dhe talentet e saj. Është bukur kur të rinjtë kanë talente dhe i promovojmë ato. Endi Cini që në moshë të vogël është marrë me pikturë, kurse kitare, këndim, modeling dhe tashmë i është drejtuar grafikës. Për të gjitha këto ajo do të na flasë sot në studion tonë.

Quiz-i/ Sa fasule jane ne kuti.

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Do ta nisim lojën me shifrën 50 000 lekë. Numri është 4 shifror, nese arrini te gjeni sa fasule ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…

Numrin e parë e kemi zbuluar javën e kaluar dhe është 2…