Presidenti Ibrahim Rugova gjatë takimit me shefin verifikues të OSBE-së Walker ka deklaruar se vendosja sa më e shpejtë e këtij misioni do të çojë në qetësinë e gjendjes dhe në zbutjen e krizës humanitare. Populli i Kosovës dhe udhëheqja e saj e kanë mirëpritur vendosjen e këtij misioni dhe do të vendosin të bashkëpunojnë.

Duke folur për zgjidhjen e negociatave të çeshtjes së Kosovës kryetari Rugova theksoi se realizimi i qëndrimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare për Kosovën do të ndikonte në shtendosjen e situatës dhe në krijimin e një procesi politik mes Prishtinës dhe Beogradit./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori