Drejtori i përgjithshëm dorëzon detyrën në fund të muajit

Karl-Heinz Rummenigge e afroi datën e largimit të tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Bajernit me 6 muaj. Kjo për të shmangur një dëm të mundshëm në klub gjatë periudhës së tranzicionit

Karl-Heinz Rumenige ka vendosur që të largohet nga detyra e tij si drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut në fund të muajit.

Drejtuesi 65 vjeçar gjykon se është më mirë që largimi të ndodhë tani, pasi në sezonin e ardhshëm drejtimi do të ndahet në dy periudha kohore, e kjo mund të dëmtojë klubin bavarez.

Ish-portieri i Bajernit dhe i Gjermanisë Oliver Kahn pritet që të zërë vendin e tij në nisje të muajit Korrik.

Rummenige është funksionar tek Bajerni që prej 30 vitesh.

Vendimin ai e quajti logjik, pasi ky është fundi i viti financiar dhe në të njëjtën kohë po nis një fazë e re me një staf të ri teknik.

65-vjeçari gjykon se sezoni i ri duhet që të jetë përgjegjësi i Oliver Kahnit.

Procesi i tranzicionit ka nisur tashmë, ku Rumenige luajti nëj rol më të vogël në negociatat për të caktuar trajnerin e ri Julian Nagelsmann.

Ai nuk do të ketë më asnjë funksion në klubin gjerman, ndërsa do të vazhdojë që të jetë pjese e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s deri në vitin 2024

Rummenige ka mbikëqyrur një periudhë të jashtëzakonshme dominimi, ku ai përjetoi fitimin për herë të nëntë radhazi të Bundesligës nga Bajerni.

Klubi ka fituar Ligën e Kampioneve me të si drejtori i përgjithshëm në vitet 2001, 2013 dhe 2020.

Klan News