Në kulmin e tensioneve në Mesdhe, Rusia akuzon Britaninë e Madhe për orkestrim të sulmit me armë kimike në qytetin e Dumas, me qëllim nxitjen e ofensivës ushtarake amerikane. Akuza e rëndë ndaj Londrës u bë gjatë një konference të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Sergei Lavrov. Më herët ambasadori i Moskës në OKB, Moska paralajmëroi përplasje ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Nuk përjashtojmë fatkeqësisht asnjë mundësi. Nga Uashingtoni na vijnë mesazhe lufte. Ata e dinë që ne jemi aty. Do doja që të dialogonim për shmangur çdo zhvillim të rrezikshëm”, tha Vassily Nebenzia, ambasadori rus në OKB.

Diplomati rus kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar se si mund të shmanget lufta në Siri. Nga sinjalet që jep, Trump duket i vendosur për të urdhëruar nisjen e sulmit, por nisur nga situata delikate ai e ka shtyrë vendimin. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte në të njëjtën linjë me kryeministren britanike May dhe presidentin francez Macron, se sulmi kimik në Siri nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

Tv Klan

 

/tvklan.al