Rusia po kërkon një kanal të ri komunikimi me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur krizat në Ballkanin Perëndimor. Këtë e la të kuptohet gjatë një konference për shtyp në Moskë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili duket se beson se me administratën e Donald Trump-it përballë ka më tepër karta në dorë nga ç’ka patur me pararendësit e tij dhe me Bashkimin Europian.
“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-të në Ballkan, sa i përket Bosnje-Hercegovinës dhe vendeve të tjera të rajonit. Kontakte të tilla jemi duke i zhvilluar aktualisht. Nuk kanë sjellë ndonjë rezultat pozitiv, por gjykoj që kolegët amerikanë janë po ashtu gati”.
Ftesa vjen në një kohë kur dialogu mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç mbetet në ngërç prej gati 5 vitesh.
Administrata Trump ka treguar historikisht një interes të lartë për zgjidhjen e këtij konflikti përmes marrëveshjeve ekonomike, duke anashkaluar burokracinë e Brukselit. Një hap kyç ishte ai i 4 shtatorit 2020 në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizim ekonomik mes Vuçiç-it dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
