Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme respektive gjatë natës së kaluar. Raketat ruse goditën disa rajone ukrainase, ku vranë të paktën 3 persona dhe plagosën 9 të tjerë.

Pamjet treguan zjarrfikësit që luftonin me flakët në një ndërtesë banimi që digjej në rajonin e Odesës, sipas shërbimit shtetëror të emergjencave në rajon. Sulmet e tjera me raketa dhe dronë shënjestruan shtëpi dhe infrastrukturën portuale në disa rajone, përfshirë Kievin dhe Khersonin.

Ndërkohë, dronët ukrainas sulmuan portin rus të Primorskut në Detin Baltik, duke i vënë flakën përkohësisht. Zyrtarë vendas thanë se më shumë se 60 dronë të nisur nga Kievi u kapën në ajër mbi rajonin veriperëndimor të Shën Petërsburgut në Rusi.

Nuk pati raporte për rrjedhje nafte pas sulmit në një nga portet kryesore për eksportin e naftës ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ushtria e tij kishte goditur edhe dy anije cisterna të flotës ruse në Hije, në hyrje të një porti rus në Detin e Zi. Sipas Zelenskyt, këto anije ishin përdorur në mënyrë aktive për të transportuar naftë.

Tv Klan

/tvklan.al