Bombardimet ruse në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase vijuan gjatë gjithë natës, ndonëse Vladimir Putin tregoi vullnet për të pranuar armëpushim në telefonatën e të martës me homologun amerikan Donald Tramp.

Dronët rus dëmtuan dy spitale në Sumi duke detyruar autoritetet ukrainase të zhvendosin disa prej pacientëve.

Edhe pse pas telefonatës, Putin urdhëroi ndalimin e sulmit ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase për 30 ditë, rusët goditën sistemin e energjisë në Dnipropetrovsk duke shkaktuar vështirësi në trafikun hekurudhor. E ashpër vazhdon lufta e rusëve për rimarrjen e plotë të kontrollit të Kurskut. Rusët dhe ukrainasit do të shkëmbejnë sot 350 të burgosur në total, sipas marrëveshjes Trump – Putin.

Në një intervistë televizive, shefi i Shtëpisë së Bardhë duke i konsideruar si një nisje të mbarë drejt armëpushimit bisedimet e të martës, sqaroi se nuk kishte folur me Putinin për ndalimin e menjëhershëm të ndihmës amerikane për Ukrainën.

Banorët e Kievit nuk kanë shumë besim tek këto bisedime. Një armëpushim i përkohshëm sipas tyre, edhe mund të arrihet, por mendojnë se Putin po luan bllofin.

Tv Klan

/tvklan.al