Ministri i shëndetësisë: Në Tetor nis vaksinimi

Mes garës së ethshme globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19ës, Rusia pretendon se ka arritur e para vijën e finishit. Autoritetet ruse të shëndetësisë thonë se fushatën e vaksinimit do t’a nisin që në tetor të këtij viti, pasi një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor shtetëror Gamaleja në Moskë, ka kaluar me sukses fazat kryesore të testimit tek njerëzit, siç pohoi edhe ministri rus i shëndetësisë.

Para të gjithëve, vaksina do t’u jepet mjekëve dhe mësuesve dhe paralelisht do të ketë një fazë të tretë mbikëqyrjeje për pacientët e vaksinuar. Parashikojmë një fushatë edhe më të gjerë që do të nisë gradualisht në Tetor”.

Në fazën e tretë do të marrin pjesë në total rreth 800 individë. Presidenti rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar në një mbledhje me zyrtarë të lartë të qeverisë se në gusht, kjo vaksinë do të regjistrohet si prodhim rus. Detaje të kësaj vaksine nuk janë bërë publike, por zyrtarët rusë thonë se vaksina kundër COVID-19 është një modifikim i një vaksine ekzistuese.

Megjithatë, ekspertët dhe mediat perëndimore hedhin dyshime për efektshmërinë dhe sigurinë e kësaj vaksine, për shkak të ritmeve të shpejta të testimit që i është nënshtruar tek njerëzit. Disa agjenci për mbrojtjen nga spiunazhi kibernetik, në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Britani të Madhe kanë dhënë alarmin se rusët kanë vjedhur informacione nga laboratorët e virologjisë ku po zhvillohen aktualisht vaksina kundër COVID-19, pasi ka pasur sulme kibernetike me origjinë nga Rusia. Megjithatë Moska i ka hedhur poshtë këto pretendime.

OBSH ka thënë se deri më tani po zhvillohen mbi 100 vaksina kundër koronavirusit. 4 janë në fazat më të përparuara të provat tek njerëzit, 3 prej të cilave në Kinë dhe një në Britaninë e Madhe, ajo e zhvilluar nga shkencëtarët e universitetit të Oksfordit, që parashikohet të jetë e gatshme për përdorim në tetor. Kryevirologu amerikan Entoni Fauçi garantoi se në Shtetet e Bashkuara, vaksina do të jetë gati në fillim të 2021. Qeveria amerikane akordoi 2.1 milionë dollarë për firmat europiane Sanofi dhe Glakso Smith Klajn, në mënyrë që këto kompani të furnizojnë fillimisht tregun amerikan me 100 milionë doza vaksine, sapo ato të jenë gati.

Tv Klan