Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror ndaj Ukrainës, duke goditur gjatë natës qytetin e Zaporizhzhias me pesë bomba ajrore të drejtuara. Si pasojë e sulmit, të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe gjashtë fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit të Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, i cili tha se një prej fëmijëve të plagosur është vetëm tre muajsh. Sipas autoriteteve lokale, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në zonat e prekura për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të vlerësuar dëmet.
Sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile. Raportohet se janë dëmtuar një qendër mjekësore private, ndërtesa banimi, një kopsht fëmijësh si dhe disa automjete.
Shërbimet e emergjencës vijojnë operacionet në vendngjarje, ndërsa autoritetet po mbledhin të dhëna për bilancin përfundimtar të dëmeve dhe gjendjen e të plagosurve. Zaporizhzhia mbetet një nga qytetet ukrainase që është përballur vazhdimisht me sulme ajrore që prej nisjes së luftës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
