Rusia po shton sulmet e saj hibride që synojnë të minojnë shoqërinë në Holandë dhe aleatët e saj evropianë. Hakerët rusë tashmë kanë shënjestruar shërbimin sekret holandez.
“Ne shohim që kërcënimi rus kundër Evropës po rritet. Në Holandë, ne pamë aktin e parë të sabotimit rus kundër një shërbimi publik, me synimin për të fituar kontrollin e sistemit. Ai u pengua, por kjo ishte hera e parë”, thotë Peter Reesink, kreu i Inteligjencës Ushtarake në Holandë.
Agjencia gjeti të dhëna ndaj një operacioni kibernetik rus kundër infrastrukturës kritike në Holandë, ndoshta si përgatitje për sabotim, thuhet në raport. Vendet perëndimore vitet e fundit kanë thënë se kërcënimet hibride nga Rusia dhe Kina po bëhen gjithnjë e më agresive. Kërcënime të tilla mund të përfshijnë gjithçka, nga sabotimi fizik i infrastrukturës kritike deri te fushatat e dezinformimit, spiunazhi dhe sulmet kibernetike në një përpjekje për të ndikuar ose minuar shoqërinë.
“Nëse shikoni shpejtësinë me të cilën Rusia po rrit kompleksin e saj ushtarak, pajisjet e saj, artilerinë e saj, është shumë më e shpejtë se ne në Evropë, madje edhe në SHBA, kështu që krijon një lloj dritareje cenueshmërie për ne. Duhet të përshpejtohet dhe të sigurohemi që ne të kemi të njëjtin ritëm si ata”, shton Reesink.
Agjencia e Inteligjencës Ushtarake Holandeze përsëriti paralajmërimet e saj për entitetet ruse që shfrytëzojnë infrastrukturën në Detin e Veriut për spiunazh dhe akte sabotazhi që synojnë kabllot e internetit, furnizimet me ujë dhe energji.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 