Rusia pretendon se vaksina e saj “Sputnik V” kundër Covid-19 është 92% efektive për mbrojtjen nga ky virus.

Shteti rus ishte vendi i parë në botë që regjistroi vaksinën e saj për përdorim nga popullata që në muajin Gusht.

“Bazuar në të dhënat tona, ne po tregojmë se kemi një vaksinë shumë efektive”, the kreu i Fondit Rus të Investimeve.

Këto pohime vijnë pas testimeve të ndërmjetme të vaksinës ruse. Në testimet morën pjesë 16 mijë persona, të cilëve iu injektuan dy doza vaksine.

Ndërkohë, një tjetër vaksinë që duket se do të jetë efikase është edhe ajo që po zhvillohet nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech BNTX.O, të cilat dy ditë më parë njoftuan se ka efektivitet 90%. /tvklan.al