Për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë nevojiten garanci sigurie të forta. Ishte ky qëndrimi i shefit të NATO-s Mark Rutte gjatë vizitës në Sllovaki.
“Ne të gjithë dëshirojmë fundin e agresionit të tmerrshëm kundër Ukrainës. Dhe është jetike që çdo marrëveshje e arritur të sjellë një paqe të qëndrueshme, që Rusia të mos përpiqet më kurrë të marrë një kilometër katror të tokës ukrainase. Kjo do të kërkojë garanci sigurie”, tha Mark Rutte.
Si Mark Rutte ashtu edhe Presidenti sllovak Peter Pellegrini ranë dakord se situata gjeopolitike dhe e sigurisë po ndryshon në mënyrë dinamike dhe se Evropa nuk duhet të ankohet për të ndërrmarrë veprime.
Presidenti sllovak u shpreh gjithashtu se Ukraina, duhet të jetë gjithashtu e përfshirë në diskutimet e paqes.
Ndërkohë, një intervistë të fundit me media Politico, shefi i NATO-s tha se shtetet anëtare të Aleancës do të duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dukshëm mbi tre për qind të PBB-së. Sipas tij, sa duhet të jetë kjo shifër kjo do të diskutohet në samitin e NATO-s në Qershor në Hagë, qëndrim të cilin e përsëriti edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin sllovak.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 