Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për naftën dhe benzinën, të cilat hyjnë në fuqi sot, 22 shtator, në orën 12:00.

Sipas vendimit të Bordit, nafta (gazoili) do të shitet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në 201 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 181 lekë për litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të vendosen ndryshime të reja në varësi të situatës në treg.

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të respektojnë çmimet e përcaktuara. Në rast shkeljesh, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit.

Çmimet e reja

– Nafta: maksimumi 213 lekë/litër me pakicë

– Benzina: maksimumi 193 lekë/litër me pakicë

– Nafta me shumicë: maksimumi 201 lekë/litër

– Benzina me shumicë: maksimumi 181 lekë/litër


/tvklan.al