Prej ditës së djeshme aeroporti i Rinasit nuk po funksionon për shkak të një greve të punonjësve të Albcontrol.

Edhe sot situata duket e njëjtë, pasi kontrollorët nuk janë kthyer në punë dhe fluturimet e parashikuara po anulohen.

Një pjesë e nisjeve të anuluara

Deri tani janë anuluar gjatë të tillë, tre nisje dhe tre mbërritje. Nëse situata vijon e njëjtë dhe pa zgjidhje deri në mbrëmje pritet që fluturimet e anuluara të shkojnë në 40.

Një pjesë e mbërritjeve të anuluara

Nga ana tjetër lidhur me këtë situatë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe 28 prej kontrollorëve të Albcontrol janë shoqëruar në polici.

Po ashtu dje ka pasur reagime politike, ku qeveria u ka bërë thirrje që të kthehen në punë pasi do të kenë pasoja të rënda. Në replika është përfshirë Presidenti i Republikës dhe opozita./tvklan.al