Këngëtarja e njohur Rozana Radi feston sot ditëlindjen. Këtë gjë e ka treguar vetë Rozana përmes një postimi në Instagram.

Bashkëngjitur fotos së postuar, këngëtarja ka zbuluar edhe moshën dhe ka habitur jo pak fansat.

Këngëtarja mbush sot 41 vjeç dhe  shprehet se gjëja më e mirë që ka bërë në këto vite për veten e saj është jeta.

Në këto 41 vite më e mira që kam bërë për veten time është jeta. Në këtë ditë të veçantë për të, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe fansat./tvklan.al