Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, individët shpesh dëshirojnë të gjejnë mënyrën më efektive për të hequr kilogramët e tepërt.

Së pari, është e rëndësishme të kuptojmë si funksionon metabolizmi. Trupit i duhet “karburant” për të përmbushur kërkesat e energjisë. Kjo energji vjen nga karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fosfatet.

Shkalla në të cilën ato përdoren dhe harxhohen ndryshojnë midis njerëzve. Kjo gjë varet nga një numër faktorësh, si ushqimet që konsumohen, mosha, gjinia dhe aktiviteti fizik.

Në përgjithësi, ushtrimet me intensitet më të ulët, siç është ecja e vazhdueshme ose vrapimi i lehtë, nuk kërkojnë aq shumë përpjekje nga ana e muskujve. Kjo do të thotë se sasia e energjisë së nevojshme është më e ulët dhe furnizimi me energji vjen kryesisht nga yndyrnat.

Por ndërsa intensiteti i stërvitjes rritet, trupi fillon të përdor karbohidrate, pasi këto mund të digjen më shpejt.

Një pikë tjetër që duhet marrë në konsideratë është sa yndyrë në të vërtetë djegim gjatë stërvitjes. Sipas ekspertëve shumë pak, mesatarisht vetëm 0,5 gram yndyrë në minutë. Kjo do të barazonte me rreth 30 gram yndyrë në orë.

Për një person me moshë mesatare kjo është edhe më e ulët, duke filluar midis 0,1 dhe 0,4 gram yndyrë në minutë./tvklan.al