Vendosja e tabelave në dy gjuhë për minoritetin grek në Shqipri nuk është normale. Për Kryetarin e Asamblesë së Republikanve, Sabri Godo, kjo kërkesë prej tyre është një sajesë politike e pretekst për grindje. Në asnjë vend nuk gjen tabela të vendosura në gjuhën që i intereson vetëm një pakice. Për më tepër, Godo shprehet se tabelat e deritanishme nuk kanë përbërë problem për njerzit që vijnë nga jashtë Shqipërisë dhe ata që jetojnë në rajonin tonë jugor. Për të, qeveria duhet të reagojë duke i hedhur poshtë kto kërkesa.
Sabri Godo: “ Duket si me qëllime ekspansioni. Mbase ka lidhje edhe me fushatën zgjedhore që bëhet në Greqi, nuk e di, por them se është një pretekst i kotë, është një shkak për t’u grindur, sepse nuk më duket që mungesa e tabelave greke atje u ka sjellë nonjë pengesë banorve aty për të gjetur fshatrat e tyre ku janë. Në qoftë se bëhet fjalë për ata që vinë na jashtë, nga Greqia, për shoferat grekë, atëhere neve do të na duhet të mbushim gjithë vëndin me tabele në gjuhë të huaja. Kemi tabele në Durrës për turisët na Italia, na Gjermania shoferat, duhet të kemi në Malin e Zi, në Qafë Thanë. Duket çiltas se kjo është një me të vërtet një pretekst për t’u grindur një pretekst për t’krijuar një çeshtje. Unë jam nga ato anë atje dhe mund të them se nuk kam gjetur nonjëherë nonjë minoritar që të mos dijë shqip, kshtu që përse duhen kto tabela atje veçse për të konfirmuar idenë e ndonjërit, që kjo mund të quhet tokë gjysëm greke dhe gjysëm Shqipri. Unë them që qeveria shqiptare duhet të hedhi poshtë, ë, kërkesa të tilla dhe t’i bëjë të qartë qeverisë greke se nuk jemi të dispozuar të bëjmë tani gjëra që duket sheshit janë qesharake.”
Për sa i përket pretendimti të minoritetit për një konventë të nënshkruar në Kuadër të Këshillit të Europës, Godo nuk është në dijeni.
Sabri Godo: “ Nuk më duket se ekziston një konventë e tillë. Qeveria duhet t’u përmbahet marrveshjeve që bën me kusht që ato të jenë të ratifikuara në kuvënd. Në qoftë se nuk janë të ratifkuara nuk vlerën e një marrveshje.”
Sipas Godos deri më tani minoritetit grek në Shqipëri i janë plotsuar kushtet. Shkolla me gjuhën për ta ka ekzistuar edhe për pak nxënës. /tvklan.al