Sabrina Carpenter dhe Christina Aguilera mund të jenë duke u përgatitur për një bashkëpunim mes tyre.

E gjitha kjo vjen pas një video të shpërndarë në rrjetin social Tik Tok ku 25-vjeçarja ka shprehur simpatinë që ka për krijuesen e hitit Ginnie in a Bottle.

Në klipin e shkurtër të shpërndarë nga Aguilera, Carpenter përdori një audio nga një episod i “The Kardashians” ku Kylie Jenner shpjegon marrëdhënien e veçantë me nënën e saj Kris duke nënkuptuar kështu marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Në një intervistë në gusht me Paper Magazine, Carpenter zbuloi se ajo ka qenë një fanse e gjatë e këngëtares dhe e ka cilësuar atë një nga idhujt dhe ikonat e saj të parë.

Teksa Sabrina Carpenter duket se është e afërt me Aguilerën, ish-rivalja e kësaj të fundit Britney Spears nuk humbi kohë duke ndarë mendimet e saj për shfaqjen e çmimeve MTV.

Spears shpërndau performancën e Carpenter në Video Music Awards të këtij viti pasi ajo puthi në skenë një balerinë.

“Nuk e kuptova atë pjesë”, shtoi fituesja e Grammy-t, e cila në vetë dha një puthje me Madonna-n në VMA 2003.

Klan News