Pritet të grumbullohet për ndeshjen e së shtunës me Almeria

Armando Sadiku u prezantua si një nga afrimet e Malagas për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar tha se kishte disa oferta, por kur doli në skenë skuadra e njohur spanjolle vendosi të firmosë aty.

Armando Sadiku u huazua për këtë sezon nga Levante dhe ka zhvilluar disa seanca stërvitore me skuadrën e re.

Pritet që Sadiku të grumbullohet me Malagan për ndeshjen e së shtunës me Almerian, e vlefshme për javën e katërt të Ligës së Dytë në Spanjë.

Tv Klan