Për të 26-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje, 4 qershor, dështuan në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Komisioni për votimin e fshehtë për votimin e kryetarit të Parlamentit, as në seancën e kaluar nuk e mori “dritën jeshile” nga ligjvënësit.
Kjo iniciativë e kryesuesit Avni Dehari, nuk mori më shumë se 52 vota, një votë kundër, kurse abstenime s’pati.
Ndërsa sot, 5 qershor, do të tentohet për herën e 27-të që të bëhet funksionalizimi i Kuvendit.
Seanca pritet të nisë në orën 11:00.
Për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, zgjidhja është e thjeshtë, të veprohet si në të kaluarën. “Duhet të veprohet siç është vepruar në të kaluarën, të kërkohet koalicion dhe kompromis në mes të partive politike”, ishte prononcimi i tij për Tvklan.al, më 4 qershor. (Lexo më shumë)
Por, pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kjo situatë e zvarritur ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik dhe mes institucioneve, me thirrje të vazhdueshme për zhbllokim institucional dhe arritjen e një konsensusi politik për të vijuar me formimin e qeverisë dhe strukturave të tjera shtetërore.
/tvklan.al












Botërori 2026 
