Protagonisti i spektaklit Love Story në TV Klan, Saimir Kasemi, ka rrëfyer pak më shumë rreth jetës së tij dhe kohës që po kalon në këtë romancë live.

Ai ka treguar në një intervistë për programin “Daily Love Story”, numrin e lidhjeve të mëparshme që ka pasur.

Sa e vështirë është të biesh në dashuri në një reality show ku jeni gjatë gjithë kohës me kamera?

Nuk mendoj se kamerat luajnë një rol të madh. Me kamera, pa kamera ajo është një gjë që ndodh. Ti mund të shkosh të blesh bukë diku, sheh dikë dhe krijohet ai shkëlqimi. Por është edhe kohë shumë e shkurtër këtu sepse po ta shohësh, nga fillimi deri këtu unë me vajzat mund të kem maksimumi 5-6 takime. Nuk e di a do jetë kjo kohë e mjaftueshme që të dashurohesh ose të lindi ajo ndjenja për një njeri.

Mund të ndodhë që ti të dalësh nga emisioni pa të dashur?

Shpresoj që jo, por jetës nuk i dihet kurrë.

Po nëse ndodh do e bësh ti Love Story 2-shin?

Jo jo! Kjo ishte një eksperiencë e bukur që do ta mbaj mend gjithë jetën, por do ta lija me kaq. Më pëlqen jeta private jo me famë, që mos dalësh dot rehat…Më erdhi një shok dhe ishin në një lokal. I thashë hajde ulemi andej nga fundi. Ç’na ke bërë tha, më përpara uleshim në mes, ku të donim. Tani mbetëm duke zënë cepat, ku të fshihemi.

Ke një vajzë të preferuar?

Sigurisht që sa më i vogël të bëhet rrethi, ngelin më të preferuarat e mia, por nuk dua ta them cila është sepse s’ka sens që ta them që tani.

A do takoje ti një nga vajzat me prindërit e tu?

Sigurisht që po. Do ishte gjë e lezetshme sepse prindërit tregojë histori. Dalin gjëra të turpshme, gjëra që ti s’do i tregoje kurrë.

I komenton me motrën vajzat?

Jo sinqerisht. Me familjen nuk flas për vajzat sepse ata ma njohin tipin dhe e dinë që me mua mund të flasësh shpesh por unë kam atë mendimin tim dhe po e vendosa diçka është e kotë të flasësh. Duan që unë të jem i lumtur në fund.

Vajza që do marrësh nga spektakli, do jetë vajza e parë që ti ke çuar në shtëpi apo ke çuar edhe vajza të tjera më parë?

Unë kam pasur edhe lidhje të tjera të gjata, dy lidhje kam pasur serioze./tvklan.al