Mohamed Salah u pezantua para tifozëve në stadiumin Trabzonspor, ndërsa atmosfera ishte si një ndeshje e vërtetë.
Mijëra mbështetës të ekipit ku luan edhe Ernest Muçi u mblodhën për të pritur 34-vjeçarin egjiptain, i cili firmosi për 2 vite.
Emocionet e tifozëve ishin të mëdha në pritje të golave të shumtë që shpresojnë të shënojë ish-sulmuesi i Liverpool.
Salah do të marrë 17 milionë euro në sezon, duke u bërë më i paguari në kampionatin turk.
Ai do të përfitojë edhe 20% të të ardhurave nga e drejta e imazhit dhe shpërblime të tjera duke u bazuar te paraqitjta e tij në fushë.
Trabzonspor konsiderohet klubi i katërt më i madh në futbollin turk pas atyre të Stambollit, Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş. Ekipi e mbylli në vendin e tretë kampionatin dhe do të luajë në play-off e Europa League.
/tvklan.al












Botërori 2026 
