Trabzonspori dhuroi një paraqitje spektakolare përpara tifozëve të tij, duke mposhtur bindshëm Galatasarayn me rezultatin 4-0. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vetëm katër minuta pas startit, Mohamed Salah shënoi golin e avantazhit, duke i dhënë Trabzonsporit një nisje perfekte. Galatasaray reagoi menjëherë dhe pati dy mundësi të mira për të barazuar, por pa arritur të gjejë rrjetën.
Në minutën e 39-të, Noah Saviolo realizoi një gol spektakolar, duke dyfishuar epërsinë e skuadrës vendase. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Franculino shërbeu për Mohamed Salah, me egjiptianin që nuk gaboi përballë portierit dhe shënoi golin e dytë personal.
Edhe në pjesën e dytë, Trabzonspori ruajti kontrollin e lojës dhe vijoi të dominonte. Në minutën e 80-të, Salah kompletoi tripletën, duke vulosur një mbrëmje të jashtëzakonshme si për të, ashtu edhe për skuadrën e tij.
Për “Faraonin”, ky ishte goli i katërt në pesë ndeshje kampionati, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në sezonin e parë me Trabzonsporin. Në minutën e 86-të, situata u rëndua edhe më shumë për Galatasarayn, pasi skuadra mbeti me dhjetë lojtarë pas një kartoni të kuq.
Me këtë sukses, Trabzonspori regjistroi fitoren e tretë në kampionat dhe u ngjit në vendin e pestë me 10 pikë. Galatasaray, pavarësisht humbjes së thellë, mbetet në krye të renditjes me 13 pikë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
