Lajme Arkiva 2003

Barrikadat janë rrëzuar, të dy armiqtë tradicional të politikës shqiptare Nano dhe Berisha kanë nisur këtë fushatë duke shkelur sinorët e njëri-tjetrit. Ndërsa Berisha u kujdes që turin elektoral ta nisë nga Vlora, Nano gjeti për të mbarë Shkodrën. Të dy liderët janë nisur nga besëtytnia për ta filluar me këmbë të mbarë fushatën atje ku dikur nuk i qasnin.

Vizita e Berishës në Vlorë tashmë nuk përbën më lajm, madje vëmendja e gazetarëve është rutinë, kurse Nanon në Shkodër nuk e përqas më njeri, më shumë se sa militantët e PD-së Nano duhet të ketë hallin e përkrahësve të Metës në këtë qytet.

Në ndryshim me zgjedhjet e shkuara të dy kundërshtarët kanë menduar të njëjtën strategji. Skalionet e tyre i kanë lënë për ti shkrehur në ditët e fundit e fushatës, kur emocioni është shumë lart. Në ditët e para për ta, por edhe për të tjerët mesazhet e paqta bëjnë mirë për rregullimin e imazhit të “Gavroshëve” që mbanin peng qytete barrikada./tvklan.al