Kryetari Sali Berisha konferencë për kërkesat e grevistëve studentë. Sipas Berishës studentet nuk po bëjnë kërkesa të Partisë Demokratike por kanë kërkesa të karakterit ekonomik dhe për kushtet e mësimit. Sipas tij është e rëndësishme të ketë një dialog midis të gjitha palëve për të gjetur një zgjidhje.

Unë në kërkesat e grevistëve nuk shoh ndonjë kërkesë të Partisë Demokratike. Kërkesa për vrasjen e Azem Hajdarit është një kërkesë ndërkombëtare. Kërkesat e tjera janë që të gjitha të karakterit ekonomik, që kanë të bëjnë me kushtet e mësimit dhe me rregullin e brendshëm të funksionimit të universiteteve.Ajo çfarë unë mund të them është shumë e rëndësishme të ketë një dialog të ndershëm midis të gjitha palëve. As studentët dhe as Partia Demokratike, as dhe sindikatat e padagogëve nuk kanë kërkesa të njejta. Janë në të drejtat e tyre që të paraqesin kërkesat që i gjykojnë të drejta.”- tha ai./tvklan.al