Lajme Arkiva 2003

Fatos Nano rikthehu plenumet fatkeqe të viteve ‘70, kështu e ka konsideruar kongresin e socialistëve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Tashmë Nano në krye të mazhorncës do të mbetet prijës i errësirës dhe krimit të organizuar, shprehet kryedemokrati.

Kur bëhet fjalë për familje të mëdha socialistësh, të cilën Nano e shprehu gjatë fjalimit të tij, do të thotë se çdo gjë kalon mes  mafies. Këta nuk janë anëtarët e thjeshtë socialistë, po e gjithë administrata që zuri vendin e kongresmenëve, shprehet kryedemokrati.

Sali Berisha: Kongresi që sapo mbyllëm mund të konsiderohet kongresi i fshesës së hekurt. Dallimi ishte i vetëm se u përdorën manikenët, dordolecët, për furçë, por satra mbi kundërshtarët ishte e pamëshirë. Ata që ishin në kongresë, ata ishin taksidarët, ata ishin doganierët, ata ishin lakejtë e Nanos.

Berisha ka ngulmuar që në parlament të vijnë për miratim emrat e ministrave, përndryshe nuk do të ketë rend dite, demokratët presin që në seancë presidenti të lexojë mesazhin e tij./tvklan.al